TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 19:19

Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën detyrën dhe nis shkëputjen, Besa prek fundin; Korabi fiton derbin ndaj Burrelit

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën detyrën dhe nis

Është mbyllur sot java e gjashtë e Kategorisë së Parë, ku nuk munguan golat në 4 sfidat e luajtura. Në Korçë, Skënderbeu fitoi pastër 3-0 ndaj Kukësit, duke marrë fitoren e katërt radhazi dhe kryesimin me 16 pikë. Për vendasit shënuan Saleh Nasr në minutat 8 dhe 53 dhe Mario Gjata në minutën e 45+2.

Në sfidat e tjera, Korabi fitoi 0-3 në transfertë në derbin ndaj Burrelit. Ditmar Bicaj e nisi me këmbën e mbarë te Lushnja, e cila fitoi 3-2 ndaj Kastriotit dhe mori fitoren e parë për këtë sezon, pas 5 barazimesh radhazi. Lushnjarët ishin në avantazh të trefishtë deri në minutën e 65, në 20 minutat e fundit krutanët shënuan dy gola, duke e bërë ndeshjen mjaft të fortë në fund.

Iliria bëri detyrën më së miri në shtëpi, duke fituar 2-0 ndaj Besës së Kavajës. Befasia e madhe ishte humbja e radhës për trajnerin Shpëtim Duro te kavajasit, që tashmë prekin fundin.

Ditën e djeshme u luajtën dy sfidat e para për këtë javë, ku Laçi barazoi 1-1 ndaj Apolonisë, ndërsa Luftëtari fitoi në transfertë 2-3 ndaj Pogradecit.

Përsa i përket renditjes, Skënderbeu nis shkëputjen nga ekipet e tjera, duke qenë 6 pikë para ndjekësit më atë afërt që është Laçi me 10 pikë. Renditja e plotë në Kategorinë e Parë është si më poshtë:

Kategoria e Parë/ Skënderbeu bën detyrën dhe nis

skënderbeu besa kategoria e parë

Lini një Përgjigje