TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 16:16

Edon Zhegrova arrin akordin me skuadrën e Serisë A, në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova arrin akordin me skuadrën e Serisë A, në Itali e

Edon Zhegrova është pranë firmës me Napolin. “Radio Kiss Kiss” raporton se sulmuesi shqiptar pritet të bëhet transferimi i parë zyrtar për kampionët e Serisë A.

Zhegrova është dëshirë e vjetër për klubet italiane. Milani ndër të tjerë kishte shprehur interes për shërbimet e tij.

Drejtori Mana, siç tregohet në Itali, ka siguruar shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mbetet për t’u mësuar shifra që do përfitojë klubi i Lilë në Francë.

Pasi fituan titullin kampion, Napoli po piketon përforcimet e para. Ky projekt pritet të rinisë me trajner të ri, pasi Konte është pranë largimit nga napolitanët.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar napoli

Lini një Përgjigje