TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 15:55

Tirana nis “revolucionin”, bardheblutë mbeten pa drejtor sportiv; drejt largimit edhe trajneri Shkëmbi

Shkruar nga Pamfleti

Tirana nis “revolucionin”, bardheblutë mbeten pa drejtor

Agim Ibraimi ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me Tiranën. Klubi bardheblu ka njoftuar largimin e drejtorit sportiv përmes njoftimit në rrjetet sociale.

Klubi i futbollit njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me drejtorin sportiv Agim Ibraimi. Pas një viti bashkëpunim si bardh e blu, Ibraimi ndau sot rrugëtimin e tij më klubin, i cili i besoi edhe detyrën e parë menaxheriale.

E falenderojmë Ibraimin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruan Tirana.

Gjithashtu dhe trajneri Bledi Shkëmbi mund të jetë largimi i radhës nga ambientet e klubit bardheblu. Siç shikohet në fotografi, tekniku 45-vjeçar është së bashku me lojtarët e tij.

Por ajo që ngre dyshime në këtë fotografi, është Bledi Shkëmbi, i cili nuk është i veshur me uniformën e klubit, por me një veshje të përditshme. Me shumë gjasa mund të jetë kjo një lamtumirë me lojtarët e Tiranës. 

Kryeqytetasit nuk patën sezon të suksesshëm, për këtë edhe kanë nisur revolucionin. Tirana e mbylli edicionin duke siguruar mbijetesën në Superiore përmes finales së “play-out”.

Tirana nis “revolucionin”, bardheblutë mbeten pa drejtor

agim ibraimi skuadra bardheblu drejtori sportiv

Lini një Përgjigje