TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 23:06

Edlir Tetova i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, trajneri i Egnatias u dërgua me urgjencë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Edlir Tetova i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër,

E papritur për klubin e Egnatias. Trajneri i ekipit rrogozhinas, Edlir Tetova i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Operacioni i kampionit të dyifshtë me rrogozhinasit, është kryer sot në një nga spitalet e kryeqytetit. Sipas burimeve për mediat, gjithçka ka kaluar me sukses, me trajnerin që është në gjendje të mirë.

Mësohet se tekniku ka ndjerë shqetësime në natën e së hënës dhe është kërkuar ndërhyrja e ambulancës për ta dërguar në spital.

Atje, pas vizitave përkatëse, i është identifikuar problemi në zemër dhe i është bërë e qartë që kishte nevojë për ndërhyrjen kirurgjikale. Procedurë e cila është kryesor sot me sukses dhe tashmë pritet të mësohet vetëm sa kohë do të qëndrojë larg fushave të lojës tekniku durrsak i rrogozhinasve.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar qoftë nga klubi apo vetë trajneri, gjë që pritet të ndodhë në vazhdim. Ndërkohë që në ndeshjen e së enjtes përballë Flamurtarit, Egnatian pritet ta drejtojë asistenti i Tetovës, Juljan Brahja.   

edlir tetova trajneri i egnatias

Lini një Përgjigje