
Fazës së Ligës, në Ligën e Konferencës po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të tilla.
Shqiptarët në aktivitetet europiane të klubeve përfaqësohen nga dy ekipe, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.
Ndeshjet e fundit sollën një derbi mes skuadrave shqiptare në Europë, nga ku doli fituese Drita, e cila në 4 ndeshje ka arritur të regjistrojë 2 fitore dhe 2 barazime për t’u renditur në vendin e 8 aktualisht, që nëse do të ishte renditja përfundimtare, do të thotë një vend i sigurtë për kualifikimin në fazën tjetër.
Aktualisht skuadra e Dritës është një ndër 6 ekipet nga 24 pjesëmarrëse në këtë fazë të Ligës pa humbje, sëbashku me Samsunsporin, Strasburgun, Rakoun, AEK Larnakan dhe Jagelonian.
Në dy ndeshjet e mbetura, Drita do të përpiqet të vazhdojë surpizën e saj dhe të përpiqet të realizojë ëndrrën për të kaluar më tej në Ligën e Konferencës. Gjithësesi dy takimet e fundit janë një malore e fortë për skuadrën nga Kosova. Më 11 dhjetor ata do të presin AZ Alkmarin, një skuadër padyshim me shumë eksperiencë dhe shumë më e madhe se Drita në arenën europiane, ndërkohë që ndeshja e fundit më 18 dhjetor, do të jetë edhe më e vështirë, pasi do t’i duhet të udhëtojnë drejt Spanjës për t’u përballur me Rajo Vajekanon.
Por deri atëherë ka kohë dhe për momentin Drita mbetet një ndër 6 skuadrat e Ligës së Konferencës, që nuk e ka provuar shijen e humbjes.
Lini një Përgjigje