TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Dhjetor 2025, 21:23

Gjykata konfirmon dënimin për autorët, 2 të pandehurit shantazhuan familjen e Majkëll Shumaker me 15 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata konfirmon dënimin për autorët, 2 të pandehurit

Gjykata e rajonit të Wuppertal konfirmoi dënimin për dy të pandehurit e akuzuar për shantazh ndaj familjes Shumaker. Në procesin e apelit nuk u paraqitën prova të reja dhe as dëshmitarë të rinj dhe kështu shtetasi Yilmaz T u dënua me 3 vjet burg për tentativë zhvatjeje, ndërsa ish punonjësi i sigurisë, Markus F u dënua me kusht me 2 vjet heqje lirie për bashkëpunim.

Dy të pandehurit e kishin apeluar dënimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë duke kërkuar një reduktim të tij, ndërkohë që edhe Prokuroria e Gjykatës Civile kishte apeluar. Familja Shumaker priste në dënim më të ashpër për Markus F duke e akuzuar se kishte vjedhur material delikat gjatë punës në banesën e kampionit.

Shantazhuesit kishin kërcënuar se do të publikonin në Darknet 1500 dosje mes të cilave foto, video dhe dokumenta mjekësore të rezervuara të Shumaker që u aksidentua rëndë më 2013 duke iu kërkuar si këmbim 15 milionë euro.

Në procesin e ri, Yilmaz T zgjodhi të mos dëshmojë ashtu sikurse edhe djali i tij që ishte i përfshirë por jo në pjesën e apelit duke reduktuar shanset e familjes Schumacher për të fituar  një dënim më të ashpër për Markus F.

 

majkëll shumaker ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje