TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 16:30

Ditë e veçantë për ish-legjionarin kuqezi, futbollisti legjendar i Shqipërisë në festë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Ditë e veçantë për ish-legjionarin kuqezi, futbollisti

Sot ka festë në radhët e futbollit shqiptar. Një futbollist "ikonik" për Kombëtaren feston sot datëlindjen.

Ervin Skela që ka shkruajtur emrin në një brez të “artë” me Igli Taren, Altin Lalën e shumë të tjerë. Sot Skela mbush plot 48 vite, pasi ka lindur më 17 nëntor 1976.

Për herë të parë Ervini u inkuadrua me fanelën kuqezi në vitin 2000. Në total zhvilloi 75 ndeshje dhe një kuotë golash prej 13 të tillë. Luajti për Shqipërinë 11 vite dhe vetëm në vitin 2002 nuk u aktivizua në asnjë takim.

Ervin Skela mbahet mend nga shumë tifozë dhe golat e aftësitë e tij teknike admirohen edhe sot. Karriera e ish-legjionarit është një rrugëtim që shumë të rinj dëshirojnë ta realizojnë.

Ditë e veçantë për ish-legjionarin kuqezi, futbollisti

ervin skela ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje