TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 16:04

Ardian Ismajli “harron” barazimin me Çekinë dhe ‘kërcënon’ Ukrainën: Bashkë drejt një qëllimi

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajli “harron” barazimin me Çekinë dhe

Ardian Ismajli po e mban me krenari shiritin e kapitenit te Kombëtarja e Shqipërisë. Prej dy ndeshjeve, lojtari i Empolit, udhëheq mbrojtjen kuqezi.

Të bashkuar drejt një qëllimi, shihemi të martën”, shkruan Ismajli në rrjetin social “Instagram” me një foto nga ndeshja ndaj Çekisë.

Ismajli ka rezultuar me fat si kapiten, pasi Shqipëria nuk ka pësuar në dy sfidat e fundit. Në takimin e parë, Kombëtarja fitoi 0-1 në Gjeorgji. Dje ndërkohë e mbylli në barazim 0-0 kundër Çekisë.

Sfida e radhës luhet pikërisht të martën e 19 nëntorit. Shqipëria pret Ukrainën, teksa një fitore do i siguronte një nga dy vendet e para.

ardian ismajli kapiteni i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje