TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 09:50

Boksieri shqiptar 'shkatërron' rivalin serb që në raundin e parë, detyron gjyqtarin të mbyllë ndeshjen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Boksieri shqiptar 'shkatërron' rivalin serb që në

Boksieri shqiptar Benjamin Imeri, ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e 7 në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov, se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë që në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë mend gjatë, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste ndeshjen, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka më shumë përvojë se boksieri shqiptar, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.

 

Klikoni për të parë videon

boksieri shqiptar rivali serb ndeshje

Lini një Përgjigje