TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 22:55

Liga e Kombeve/ Gjermania e kthen në tenis ndaj Bosnjës, Holanda super performancë përballë Hungarisë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Gjermania e kthen në tenis ndaj Bosnjës, Holanda super

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u shënuan plot 14 gola.

Gjermania e ktheu në tenis futbollin përballë ekipit të Xhekos. “Pancerat” shënuan plot 7 gola kundër Bosnjës, e cila qe e pafuqishme t’i bënte ballë furisë gjermane.

Uirc shkëlqeu me dopietë e ku një gol u realizua për mrekulli nga faulli. Musiala dha sinjale të një spektakli pasi shënoi që në fillim të takimit.

Suedia i falet sulmit përballë një Sllovakie me mesfushë kompakte. Giokeres hapi llogaritë duke mos e ndalur hapin e goalve, kurse për fitoren mendoi “bomberi” tjetër Isak i Njukasëllit.

Holanda mori 3 pikët në një takim që pati shumë minuta shtesë dhe mbaroi më vonë. Ndërprerja pllakosi stadiumin e Amsterdamit, por “Tulipanët” nuk heshtën. 2 penallti të realizuara me mjeshtëri i sollën holandezëve suksesin kundër magjarëve ku Shobozlai nuk u duk fare.

gjermania holanda liga e kombeve hungaria

Lini një Përgjigje