TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 21:34

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria zgjohet në fund, dy traversa në dy minuta shpëtojnë portën e Strakoshës

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria zgjohet në fund, dy

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Çeki e vlefshme për raundin e 5 të Ligës së Kombeve. Sfida që po luhet në “Air Albania” është mbyllur në barazim 0-0.

Në këto 45 minuta, kuqezinjtë treguan një përgjumje totale, teksa u kujtuan vetëm në minutat e fundit të takimit për t'u zgjuar.

Çekët u shfaqën të rrezikshëm, teksa brenda pak minutave goditën dy herë traversën. Në vijimin e një goditje këndi në minutën e 12, Jemelka gjuajti me kokë, por traversa ndali goditjen e tij.

Ndërkohë vetëm pak sekonda më pas Tomas Suçek lëshoi një predhë nga jashtë zone, por përsëri traversa shpëtoi portën e Strakoshës me këtë të fundit që devijoi fillimisht topin.

Në minutën e 17, Bajrami gjeti hapësirë në të majtë, hyri në zonë, por më pas nuk ia doli të pasonte në qendër për shokët e skuadrës.

Si të mos mjaftonte loja e dobët që po prodhojmë, tashmë duhet të vuajmë edhe mungesën e një prej “yjeve” të sulmit tonë.

“Fantazisti” Jasir Asani është detyruar të lërë i dëmtuar fushën e blertë, pasi ka ndjerë shqetësime në muskujt e tij. Në vendin e tij tekniku Silvinjo vendosi të hedhë në fushë Taulant Seferin.

Në minutën e 35, aksion i rrjedhshëm në krahun e majtë, topi shkoi te Bajrami, i cili gjuajti nga jashtë zonës, por nuk gjeti trajektoren e duhur për të çuar topin në portë.

nNë minutën e 44, kuqezinjtë patën rastin më të mirë për të shënuar, por Laçi nuk gjeti portën, me goditjen që përfundoi jashtë

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtij takimi.

shqipëria çekia liga e kombeve

Lini një Përgjigje