TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 21:10

I dhanë lamtumirën kombëtares, ceremonia speciale dhe reagimet pak para ndeshjes të 4 futbollistëve kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I dhanë lamtumirën kombëtares, ceremonia speciale dhe reagimet

Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani, njoftuan së fundmi tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare, ndërkohë që para startit të duelit ndaj Çekisë, u mbajt një ceremoni speciale në nder të 4 futbollistëve kuqezi dhe kontributit që ata dhanë me fanelën e Shqipërisë. 

Për mikrofonin e “TV Klan”, katër heronjtë e kombëtares shprehën emocionet e tyre.

I dhanë lamtumirën kombëtares, ceremonia speciale dhe reagimet

Lenjani: “10 vite plot emocione, sakrificë dhe histori me Europianin. Ka qenë një gjë shumë e madhe për mua dhe faleminderit për përkrahjen”.

Roshi: “Një kënaqësi shumë e madhe. 17 vite kuqezi, e vështirë shumë, sepse emocion si ky nuk përshkruhet dot. Jam krenar për veten. Po e mbyll me nder. Tani u hapet rruga të rinjve, sepse kemi një ekip shumë të mirë”.

Balaj: “Kombëtarja na ka dhënë shumë. Fanela e kombëtares na ka burrëruar të gjithë. Faleminderit për këtë rrugëtim dhe për tifozët tanë, më të mirët”.

Gjasula: “Shumë faleminderit! Krenari e madhe! Jam kënaqur shumë që kam qenë pjesë e kombëtares. Faleminderit për këtë mundësi që më keni dhënë”.

 

 

 

 

 

 

 

odise roshi bekim balaj ermir lenjani klaus gjasula

Lini një Përgjigje