TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 20:23

Liga e Kombeve/ Gjeorgjia ndan pikët me Ukrainën, fati i dy skuadrave vendoset të martën në 90 minutat e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Gjeorgjia ndan pikët me Ukrainën, fati i dy skuadrave

Gjeorgjia dhe Ukraina kanë ndarë pikët në “Ardjarabet Arena” të Batumit, me një barazim 1-1 në duelin e Grupit B1 në Ligën e Kombeve, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me një autogol të pazakontë me goditje akrobatike të Kvirkvelia në portën e vet. Gjeorgjia më pas u mundua që të gjente barazimin dhe sulmoi me forca të shumta.

Barazimi erdhi vetëm pak minuta para fundit me një gjuajtje te Mikautadze të devijuar, që ndezi entuziazmin e gjeorgjianëve të cilët kërkuan me çdo kusht edhe golin e fitores. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe dy ekipet morën nga një pikë në këtë duel.

Me barazimin e arritur, Gjeorgjia merr përkohësisht kryesimin e Grupit B1, me 7 pikë. Ndiqet nga Çekia po me 7 pikë. Shqipëria ka 6 pikë. Ndërsa, Ukraina qëndron në fund me 5 pikë.

Një pikë, që i lë të dyja skuadrat me shpresën për të kërkuar kreun e grupit, në 90 minutat e fundit, të cilat do të zhvillohen të martën, aty ku Çekia do të presë Gjeorgjinë, ndërsa Ukraina do të jetë mysafire në Tiranë, aty ku do të përballet me përfaqësuesen tonë kuqezi.

Liga e Kombeve/ Gjeorgjia ndan pikët me Ukrainën, fati i dy skuadrave

gjeorgjia ukraina liga e kombeve

Lini një Përgjigje