
Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndonëse duhen edhe disa orë nga fillimi i ndeshjes, tifozët e Shqipërisë kanë nisur festën në rrugët e Tiranës.
Në pamjet e siguruara nga Panorama Sport vërehet atmosfera festive që mbizotëron. Tupanat dhe këngët patriotike janë gjithmonë të pranishëm pranë grumbullimit të tifozëve të Kombëtares. Atmosfera e zjarrtë pritet edhe në stadium, pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë takim.
Lini një Përgjigje