TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 18:53

Gjithçka gati nga dhomat e zhveshjes, Tuci merr numrin 7; kombëtarja zbret në fushë me uniformën kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjithçka gati nga dhomat e zhveshjes, Tuci merr numrin 7; kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Tanimë gjithçka duket gati dhe në dhomat e zhveshjes. Kombëtarja do të luajë me uniformën kuqezi, teksa Indrit Tuci ka numrin 7 mbi shpinë.

Shqipëria kërkon ‘hakmarrje’ edhe për faktin se një muaj më parë në Pragë (11 tetor), në sfidën e parë mes tyre për Ligën e Kombeve, çekët fituan 2-0 dhe Kombëtarja bëri një paraqitje për t’u harruar. Stadiumi është ‘sold out’ dhe më shumë se 21 mijë zemra do rrahin kuqezi nga shkallët e impiantit dhe miliona kudo ka shqiptarë. Pak orë para sfidës tifozët e Kombëtares kanë nisur festën në Tiranë.

Përballja e sotme është e pesta në histori mes skuadrave, me dy fitore të çekëve, një të kuqezinjve dhe një barazim. Triumfi i Shqipërisë ishte një vit më parë në Tiranë, me tanët që fitonin 3-0 me golat e Asanit dhe dopietën e Seferit, duke ‘zyrtarizuar’ kalimin në finalet e Euro 2024 që u zhvillua në Gjermani. Ndërkohë pesë gola ka shënuar Shqipëria në portën e çekëve, kundrejt gjashtë të pësuarve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

kombëtarja shqiptare liga e kombeve ndeshja me çekinë

Lini një Përgjigje