TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 19:38

Publikohen formacionet zyrtare, kush janë 11 “ushtarët” kuqezi që do të sfidojnë Çekinë në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen formacionet zyrtare, kush janë 11 “ushtarët”

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.Rreshtimi i teknikut brazilian është i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon. Në portë Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë luajnë Asllani dhe Ramadani, teksa Laçi do të luajë pak më i avancuar.

Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit i është besuar Indrit Tucit, pas paraqitjeve shumë të mira në dy ndeshjet e muajit tetor ku edhe debutoi.

Ky takim është një prej 2 të fundit të këtij edicioni, pasi pas Çekisë, kombëtarja shqiptare pret Ukrainën. Silvinjo i beson Indrit Tucit për herë të dytë vendin e titullarit, teksa “bomberi” Mirlind Daku mungon për arsye se ka plotësuar numrin e kartonëve.

Kuqezinjtë janë në vendin e katërt në grupin B1 me 6 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, çekët kryesues nuk janë larg, pasi kanë vetëm një pikë më shumë se përfaqësuesja jonë. Arbitër kryesor për këtë  takim është zvicerani Scharer.

Publikohen formacionet zyrtare, kush janë 11 “ushtarët”

shqipëri çekia liga e kombeve

Lini një Përgjigje