TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2023, 18:58

Ditë e veçantë për 2 futbollistët e kombëtares, Grezda bëhet baba për herë të parë, Roshi sjell në jetë djalin e dytë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Ditë e veçantë për 2 futbollistët e kombëtares,

Dita e sotme ka qenë e një ditë e lumtur për 2 futbollistët e kombëtares shqiptare.

Futbollisti i njohur shqiptar, Eros Grezda bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Grezda është bërë me djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë, Kian.

“Mirë se erdhe i vogli jonë, bebi Kian. Të duam shumë”-shkruan Grezda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

Kujtojmë që futbollisti i njohur disa muaj më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren Ajsel Abazi.

Pak kohë më parë ai publikoi një fotografi të përbashkët me gruan e tij në Instagram, ku shihej duke mbajtur me duar barkun e saj të rrumbullakosur. “Mezi pres që të takoj”,- shkruante Grezda në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Rikujtojmë, se Erosi ka qenë i përfolur disa herë në media për jetën e tij private, ku dhe bëri bujë me lidhjen e tij me modelen Oriola Marashi.

Nga ana tjetër, Odise Roshi nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo. Por gjithsesi futbollisti i kombëtares shqiptare ka një arsye shumë të madhe për të qenë i lumtur në këto ditë.

Ka qenë vetë 32-vjeçari, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se është bërë baba për herë të dytë. Sot ka ardhur në jetë djali i tij i dytë dhe Roshi e ka prezantuar me krenari.

“Mirë se erdhe princi im i vogël Noan Roshi”, shkruante Roshi, i cili ka edhe një tjetër djalë të vogël, Roisin.

Ditë e veçantë për 2 futbollistët e kombëtares,

Lini një Përgjigje