
Finalja e Ligës së Konferencës është përfshirë përsëri nga përplasjet e dhunshme mes tifozërive në rrugët e qytetit ku luhet ndeshja. Nëse një vit më parë kishte dhunë në Tiranë nga mbështetësit e skuadrës së Romës, këtë vit janë tifozët e Fiorentinës ata që po shkaktojnë kaos në rrugët e Pragës para duelit me Uest Hemin.
Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen ultrasit e Fiorentinës, një pjesë e madhe e të cilëve të mbuluar me kapuçë sulmojnë ultrasit e Uest Hemin në lokalet e qytetit.
Një situatë aspak normale dhe që ka mobilizuar policinë çeke, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, pak orë para fillimit të ndeshjes mes të dyja skuadrave.
???????? Fiorentina attacking a pub with West Ham fans in Prague today.
— 101% ULTRAS (@101ULTRAS) June 7, 2023
15 arrested. pic.twitter.com/z7B6Xe4r2w
Lini një Përgjigje