TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2023, 15:44

6 miliardë paund në “pjatë” dhe 2 ditë afat, sheikët bëjnë ofertën e fundit për të blerë Mançester Junajtid

Shkruar nga Pamfleti

6 miliardë paund në “pjatë” dhe 2 ditë afat,

Mançester Junajtid mund të ketë pronarë të rinj. “Djajtë e Kuq” kanë marrë sot një ofertë të majme për aksionet e klubit dhe është sheiku i Katarit, Sheik Jasim ai që ka ofruar plot 6 miliardë paund për të blerë aksionet e klubit.

Kjo është oferta e pestë që ky sheik bën në drejtim të familjes Glazer dhe sipas asaj që raporton “Daily Mail”, është edhe oferta e fundit. Ata i kanë vënë Glazerit një afat 2 ditor dhe deri të premten mund të negociohet në lidhje me kushtet e shitjes. Në garë me Xhim Ratklaif, sheiku shpreosn që të ketë kontrollin e plotë të klubit.

Nëse nga klubi nuk ka një përgjigje përfundimtare deri të premten, atëherë gjërat do të ndryshojnë. Oferta do të mbetet e njëjta, pra 6 miliardë paund, por sheiku nuk do të pranojë më negocime me drejtuesit aktualë dhe vetëm do të pranojnë përgjigjen për “PO” ose “JO”.

mançester junajtid skuadra angleze sheiku i katarit

Lini një Përgjigje