Karim Benzema ka firmosur me skuadrën e Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi i njohur francez ka arritur akordin deri në vitin 2026 me klubin nga Arabia Saudite dhe zyrtarizimi erdhi në orët e pasdites.
Francezi u largua nga Reali i Madridit, pas 14-vitesh qendrimi në kryeqytetin spanjoll. Benzema kontriboi shumë sezone për “Los Blancos”, duke ndihmuar galaktikët në fitimin e trofeve.
Tashmë për lojtarin nis një aventurë e re, larg Europës. Sa i takon skuadrës së Al-Ittihad FC, ekipi nga Jeddah fitoi titullin kampion, duke lënë mbrapa Al-Nassr ku luan Ronaldo.
Benzema is here ????✍️
— Ittihad Club (@ittihad_en) June 6, 2023
A new tiger will roar ????
Welcome to Ittihad!#Benzema2Ittihad#here2inspireKSA pic.twitter.com/I3GEm90fRB
Lini një Përgjigje