TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2023, 19:56

UEFA kërcënon Juventusin me 5-vite përjashtim nga Europa, bardhezinjtë tërhiqen nga Superliga Evropiane

Shkruar nga Pamfleti

UEFA kërcënon Juventusin me 5-vite përjashtim nga Europa,

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja ku është konfirmuar se Juventusi ka kërkuar tërheqjen nga projekti i Superligës, i gjendur përballë një kërcënimi real të UEFA-s. “AS” ka bërë të ditur se tashmë bardhezinjtë rrezikojnë një përjashtim 5-vjeçar nga kompeticionet ndërkombëtare.

Mauricio Skanavino, drejtori i përgjithshëm i Juventusit, i ka dërguar një shkresë Realit dhe Barçës, dy klubeve të tjera që kanë mbetur të përfshirë në projektin e Superligës, duke kërkuar një takim për të diskutuar temën e shkëputjes nga projekti në fjalë. Ai u ka shpjeguar në këtë shkresë të dy klubeve spanjolle se tërheqja është pasojë e kërcënimit me përjashtimin 5-vjeçar nga kompeticionet ndërkombëtare që i ka ardhur nga UEFA.

Kjo e fundit ka nën hetim bardhezinjtë për shkak të çështjeve që kanë lindur së fundmi në Itali, ato të plusvalencave dhe manovrës së rrogave. Meqë Juventusi u shpall fajtor, tanimë edhe UEFA mund t’i dënojë dhe ka zgjedhur këtë kërcënim për t’i detyruar të heqin dorë nga Superliga.

juventus superliga e europës uefa

Lini një Përgjigje