TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2023, 21:25

U largua pas 18-vitesh nga Lacio, mediat italiane zbulojnë prapaskenat interesante, Igli Tare i propozohet Milanit dhe Napolit

Shkruar nga Pamfleti

U largua pas 18-vitesh nga Lacio, mediat italiane zbulojnë prapaskenat

Igli Tare u largua nga Lacio pas 18-vitesh si drejtor sportiv. Mediat italiane zbulojnë prapaskena interesante, rreth të ardhmes së mundshme të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Tare i është propozuar Milanit dhe më pas Napolit.

Kuqezinjtë sapo ndanë rrugët me Maldinin dhe për momentin ai rol do të mbulohet nga një grup i brendshëm. Nëse do të ketë diçka të re në këtë front, me siguri do të bëhet publike.

Napoli synon që të zgjidhë fillimisht çështjen e trajnerit, për të menduar më pas për drejtorin sportiv. Klubi kampion në fuqi i Serisë A po shqyrton të gjitha alternativat dhe në javët në vijim priten të reja të rëndësishme.

Kështu, përfundimisht, të gjitha kartat mbeten të hapura, me të ardhmen e Igli Tares që mbetet enigmë.

igli tare milani dhe napoli ish-drejtori sportiv i lacios

Lini një Përgjigje