
Xhovani Kolela nuk është më trajner i Partizanit. Tekniku italian është larguar përfundimisht nga kampionët e Shqipërisë, paçka se ishte në kontratë edhe për një sezon tjetër.
“Të Kuqtë” kanë bërë me dije se ai ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme te presidenti Gaz Demi.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, 17 herë kampionët e Shqipërisë i kanë lënë derën e hapur italianit si dhe e kanë falënderuar për arritjen e objektivit madhor, titullin kampion.
Postimi i Partizanit në Facebook:
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Giovanni Colella, i cili sot i ka prezantuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit Demi. Trajneri largohet nga Partizani pas nje viti të suksesshëm ku arriti së bashku me skuadrën objektivin madhor, titullin KAMPION… Falenderojmë për kontributin “mister” Colella-n, që largohet nga Shqipëria si trajneri KAMPION, dhe i bëjmë me dije se dera e Partizanit do mbetet e hapur për bashkëpunime të tjera në të ardhmen. GRAZIE MISTER Ti mbetesh njëri prej nesh… P.M.T.P
Pritet që deri në fundjavë Partizani të zyrtarizojë trajnerin e ri, i cili do të jetë kroati Tomislav Stipiç, që aktualisht është pjesë e Rigës në Letoni.
Lini një Përgjigje