
Sonte do të luhet finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hemit. Dy skuadrat do të përballen në Pragë, ku interesimi është i lartë për shkak të mungesës së gjatë të një finaleje europiane për të dyja skuadrat.
Ndërkohë, Uest Hemi nuk ka mbështetje vetëm nga tifozët e vet, por edhe nga tifozët e Lacios. “Curva Nord” ka një binjakëzim me ultrasit e Uest Hem dhe natyrisht në një ndeshje me një rëndësi të veçantë, nuk mund të mungonte edhe mbështetja.
Tifozët janë mbledhur nëpër sheshe të ndryshme në Pragë dhe në mesin e atyre të Uest Hemit, ka shumë italianë që valëvisin flamuj dhe shall të Lacios.
Lini një Përgjigje