
Xhimi Berisha është një shqiptar i Kosovës që prej vitesh jeton e punon në Zvicër si menaxher në futbollin vendas. Në vitin 2015 u bë pjesë e bordit të klubit zviceran Samaks si këshilltar, ndërsa në vitin 2018 u emërua drejtor sportiv te SC YF Juventus deri në vitin 2020 ku u caktua drejtor i përgjithshëm i Grasshopers.
Ditën e sotme Berisha është emëruar drejtor i përgjithshëm në klubin e Shafhauzen.
“FC Shafhauzeni është një klub me traditë që ka infrastrukturë të madhe dhe me shumë potencial. Qëllimi ynë është të zgjerojmë më shumë aftësitë e menaxhimit, të mbështesim financiarisht dhe më gjerësisht. Prioritet dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi situatës sportive”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit presidenti i ri Berisha, i cili së fundmi ishte drejtor menaxhues i Grasshoperit.
Berisha në staf ka angazhuar edhe Mehmedin, i cili është pensionuar nga futbolli aktiv. 41-vjeçari ka zhvilluar 76 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës, ndërsa ka pasur karrierë të madhe në nivel klubesh duke luajtur për skuadra si Uinterthuri, Zyrihu, Dinamo e Kievit, Frajburgu, Leverkuseni, Volfsburgu, si dhe Antaljaspori.
Disa vite më parë, Xhimi Berisha tentoi të privatizonte klubin e Egnatias, por iniciativa e tij u bllokua nga Bashkia e Rrogozhinës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje