TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2024, 18:25

Dhuroi asistin fantastik por nuk i mjaftoi Rubinit për të marrë 3 pikët, Mirlind Daku zgjidhet lojtari i ndeshjes në kampionatin rus

Shkruar nga Pamfleti

Dhuroi asistin fantastik por nuk i mjaftoi Rubinit për të marrë 3

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.

Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultatin 1-1, në ndeshjen e javës së 25 të elitës së futbollit të Rusisë.

Daku asistoi në minutën e 21, ndërsa skuadra e tij pësoi golin e braazimit në minutën e 43. Daku kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67.

Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7. Për sa i përket Mario Mitajt, mbrotjësi shqiptar nuk ishte i disponueshëm në këtë derbi me Dakun për shkak kartonash. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje