TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2024, 16:55

Laçi i jep fund ecurisë pozitive, Egnatia mposht kurbinasit në transfertë dhe merr fitoren e dytë radhazi

Shkruar nga Pamfleti

Laçi i jep fund ecurisë pozitive, Egnatia mposht kurbinasit në

Egnatia merr fitoren e dytë radhazi dhe i jep fund ecurisë pozitive të Laçit. Pas dy fitoreve dhe dy barazimeve, kurbinasit janë mposhtur nga rrogozhinasit me rezultatin 1-2 në javën e 32 të Abissnet Superiore.

Laçi kaloi në avantazh në minutën e 23. Pas një ekzekutimi të një goditje këndi, Melo u shfaq i lirë, duke goditur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Me fitoren 1-0 të vendasve përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi. Në pjesën e dytë miqtë përmbysën ndeshjen dhe kthyen gjithçka në favor të tyre.

Në minutën e 62, Egnatia barazoi shifrat. Kombinime të mira nga miqtë, të cilat nxorën të lirë Montenegron që nuk gaboi.

7 minuta më vonë, rrogozhinasit përmbysën rezultatin. Ibrahimoglu lëshoi një goditje tokazi nga jashtë zonës, duke e bërë topin të pakapshëm për portierin Dajsinani.

Me këtë fitore, Egnatia mban e vetme kreun e klasifikimit me 60 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e 7 me 38 pikë.

egnatia laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje