
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Seria A, Cagliari ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Juventus. Vendasit befasuan bardhezinjtë që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. I pari erdhi në minutën e 30-të, me Gaetano i cili shënoi me 11-metërsh.
Ndërkohë që edhe goli i dytë i Cagliarit erdhi falë një penalltie, por kësaj radhe me Yerry Mina që goditi saktë në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, Vlahovic ngushtoi shifrat në minutën e 61-të, duke i dhënë shpresë për të marrë të paktën një pikë. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi Dossena shenoi autogol në minutën e 87-të duke barazuar shifrat.
Lini një Përgjigje