
Mbrëmjen e djeshme, Fiorentina u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës pasi eliminoi Viktoria Pëlzenin. Kjo u pasua me një tjetër ngjarje e cila bëri bujë në mediat italiane.
Pas këtij kualifikimi, trajneri Vinccenzo Italiano vrapoi drejt gazetares së Sky Sport, Vanesa Leonardi. Ai iu afrua gazetares e cila e ka kokën të mbuluar me kapuç. Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale duket sikur trajneri i Fiorentinës i jep një puthje gazetares. Kjo skenë tashmë po bën xhiron në rrjet.
E veçanta është se ka reaguar edhe bashkëshorti i Vanesës, i cili gjithashtu është gazetar i Sky Sports, Mauricio Kompagnoni. Ai shkruan në një video: Po si mendon se e ka puthur para të gjitha kamerave dhe me gruan e tij në tribunë?
Sky Sports journalist Maurizio Compagnoni defendes Fiorentina manager Vincenzo Italiano, saying that he didn't kiss Sky Sports journalist Vanessa Leonardi (Compagnoni's wife) & asking "do you think he's doing it in front of a thousand cameras & his wife?"pic.twitter.com/XppevVPccq https://t.co/yR2iQ9EN3J
— Football Report (@FootballReprt) April 19, 2024
Lini një Përgjigje