TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2024, 16:24

Luan titullar në “El Clasico”, portieri 19-vjeçar kujdeset për vëllanë dhe motrën pas vdekjes së prindërve

Shkruar nga Pamfleti

Luan titullar në “El Clasico”, portieri 19-vjeçar

Sot në Kili do të luhet derbi i përjetshëm, “El Clasico” mes Colo-Colos dhe Universidad. Në këtë duel për miqtë, 19-vjeçari Tomas Gilier do të qendrojë mes shtyllave, i shoqëruar nga një histori shumë tragjike familjare. Bëhet fjalë për një djalë që humbi të dy prindërit brenda shtatë muajve dhe që tani kujdeset për motrën dhe vëllanë e vogël.

Si të qendroj i fortë? Nuk është e vështirë për mua. Përqendrohem në çështjet mbi të cilat mund t'i zgjidh. Nëse klubi më beson mua, kjo është shumë mirë, por gjëja më e rëndësishme është që unë të kem besim në veten time dhe në aftësitë e mia. E gjithë kjo është rezultat i punës së planifikuar. Sot do të debutoj në derbi, por për mua do të jetë vetëm një lojë tjetër. Jam shumë i qetë sepse e di që jam stërvitur shumë mirë", tha Gilier.

Nëna e Tomas, Klaudia Korrea Bilbao, një artiste shumë e respektuar humbi jetën janarin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Vetëm shtatë muaj më parë, babai i Tomas ishte ndarë nga jeta, pasi kishte pësuar një arrest kardiak gjatë pushimeve në vendlindje.

Ai ka lindur në Francë dhe Tomas është gjithashtu i lidhur fort me këtë vend evropian.

Eksperiencat nuk janë vetëm vitet që keni kaluar në botë. Kjo varet gjithashtu nga ajo që keni përjetuar dhe çfarë keni mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë. Tomas është një djalë i fokusuar që di të mësojë nga shembujt e të tjerëve, ai është i mençur dhe shumë i pjekur. Ai kaloi shumë dhe u rrit herët. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai tashmë duket kaq i pjekur edhe kur kalon mes shtyllave”, tha trajneri i Klub Universidad.

Gilier do të debutojë sot në derbi për shkak të një dëmtimi të portierit të parë Sebastian Perez, teksa ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon.

tomas gilier portieri i universitad

Lini një Përgjigje