TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2024, 17:17

Klaus Gjasula “ngre alarmin” te kombëtarja shqiptare, mesfushori lë fushën e lojës i dëmtuar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Klaus Gjasula “ngre alarmin” te kombëtarja shqiptare,

Klaus Gjasula ka lënë fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij, Darmshtad po luan në transfertë përballë Këlnit, në kuadër të javës së 30 të Bundesligës.

Në minutën e 42 të ndeshjes, mesfushori i Kombëtares shqiptare u përplas me një nga lojtarët kundërshtarë, me Gjasulën që mbeti i dëmtuar.

Pas kësaj përplasjeje, 34-vjeçari nuk mundi të vazhdonte më, duke u zëvendësuar në mënyrë të detyruar.

Është ende herët për të zbuluar shkallën e dëmtimit, teksa priten ekzamiminet më të hollësishme për të parë gjendjen e mesfushorit kuqezi.

Një lajm aspak i mirë dhe për trajnerin e kombëtares shqiptare, Silvinjo ku kanë mbetur më pak se 2 muaj deri në fillimin e “EURO 2024”, me Gjasulën që ishte një nga opsionet për listën e lojtarëve që do të grumbullohen nga tekniku brazilian.

klaus gjasula mesfushori shiqptar darmashtad

Lini një Përgjigje