
Mesfushori shqiptar, Kristi Qose, i cili numëron 3 ndeshje me fanelën e Kombëtares Shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës ditën e djeshme me skuadrën sllovake të Kosices, në duelin ndaj Trencit, të fituar nga ekipi i Qoses me rezultatin 1-2.
28-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 69 të sfidës, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht me Donkor në minutën e 90.
Për golin e fitores mendoi Fabis në minutën e 90+8. Një 3 pikësh i artë ky për Kosicen, në luftën për mbijetesë.
Për sa i përket Qoses, ky ishte goli i dytë në 25 ndeshje me ekipin sllovak. 28-vjeçari la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 77 të sfidës, teksa nuk dihet në qoftë se do të jetë i disponueshëm në duelin e radhës.
Lini një Përgjigje