
Bajerni i Mynihut mundi Boçumin me rezultatin 7-0 të shtunën dhe Herri Kejn shënoi tre gola, në minutat e 12, 54 dhe 88.
Të gjitha mediat raportuan menjëherë se sulmuesi anglez u bë kështu i katërti në historinë e Bundesligës që shënon një trigolësh. Megjithatë, doli se nuk ishte një trigolësh.
Pse tre golat në një ndeshje nuk janë një trigolëshhat-trick në Bundesligë?
Sepse në Gjermani vetëm golat e njëpasnjëshëm në një pjesë llogariten si trigolësha. Kejn e theu këtë rregull në dy pika, nuk i shënoi radhazi dhe i shënoi në dy pjesë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Erling Haland, teksa mbante të veshur fanelën e Borusias së Dortmundit në vitin 2020.
Sipas rregullave të Bundesligës, sulmuesi i Hamburgut, Pierr-Mishel Lasog ka shënuar trigolësh, teksa shënoi në minutat e 59, 62 dhe 67 të ndeshjes kundër Nurembergut. Të gjithë në të njëjtën pjesë loje dhe njëri pas tjetrit.
Rregullat e trigolëshave janë kaq të ndryshëm në mbarë botën. Trigolësh perfekt janë ata gola të shënuar nga një futbollist me të dyja këmbët dhe kokën.
Është interesant fakti që Herri Kejn është “pronar” i një trigolëshi “perfekt”. Në ndeshjen kundër Shqipërisë në vjeshtën e vitit 2021, ai shënoi tre gola radhazi në një pjesë, me këmbën e majtë, të djathtën dhe me kokë. Ideale ne te gjitha variantet.
Lini një Përgjigje