TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2025, 17:33

Broja kthehet te Çelsi, Evertoni gjen në Gjermani pasuesin e sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Broja kthehet te Çelsi, Evertoni gjen në Gjermani pasuesin e

Evertoni është gati të ofrojë 30 milionë stërlina për të nënshkruar me sulmuesin e Borusia Mënshengladbah, Tim Kleindienst, për të forcuar sulmin pas një sezoni të vështirë. Vlen të përmendet se Kleindienst është një fans i madh i breshkave.

Me Armando Brojën që do të kthehet te Çelsi pas huazimit dhe Kalvert-Leuin pa rinovim, Evertoni po kërkon alternativa për sulmin. Broja, i cili e nisi huazimin i dëmtuar dhe ka pasur vështirësi të shfaqë potencialin e tij, mund të largohet përfundimisht nga “Blutë e Londrës” pas një periudhe të vështirë, me interesa nga klube të tjera në Itali dhe Gjermani.

Me këtë lëvizje, Evertoni po përgatitet për një merkato aktive, duke synuar sulmuesin gjerman për të përforcuar skuadrën në edicionin 2025-2026. Armando Broja nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon tek Evertoni, ku edhe në rastet që është integruar në lojë, ka ndodhur si zvendësues.

everton armando broja sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje