TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2025, 15:16

“Perlë” nga këmbët e Uzunit, sulmuesi shqiptar bën protagonistin me Austin në Amerikë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Perlë” nga këmbët e Uzunit, sulmuesi shqiptar

Myrto Uzuni është rikthyer te goli duke gjetur rrugën e rrjetës në Amerikë.

Në sfidën që Austin zhvilloi me El Paso e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupë, sulmuesi i Kombëtares realizoi gol në minutën e 76 falë asistit të Vaskez. Pasi mori një top fantastik, beratasi gjuajti me të djathtën nga jashtë zonës duke tronditur portierin e ekipit kundërshtar.

Ky është goli i tretë për Uzunin me fanelën e Austin, i cili nuk shënonte prej 30 marsit. Brandon Vaskez realizoi edhe dy golat e tjerë që e kaluan Austin në fazën tjetër.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare austin

Lini një Përgjigje