TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 22:16

Vazhdon dominimi i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës shpallet kampione për herë të 5 në histori

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon dominimi i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut,

Shkëndija e Tetovës ka mposhtur Rabotnickin me rezultatin 2-1. Me 3 pikët e marra në javën e 31 ka siguruar matematikisht titullin e 5 kampion në histori.

Kështu vazhdon dominimi i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija rikthehet si kampion, pas 3 viteve të mëparshme ku titujt u fituan nga Shkupi dhe Struga.

Jeton Beqiri feston ndërkohë trofeun e parë si kampion në elitë. Më parë 42-vjeçari ka qenë trajner i Bylisit ku u shpall kampion në Kategorinë e Parë, pikërisht në vitin 2022 ku u sigurua ngjitja.

Beqiri po ashtu ka qenë edhe pjesë e Flamurtarit. Shkëndija ndërkohë fitoi sot me golat e Latifit dhe Tambës, që vulosën fitoren në pjesën e parë.

Postimi i klubit të Shkëndijes:

Historia shkruhet sërish në ngjyrat kuqezi!

KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë në histori, një arritje madhështore që mban vulën e zemrës, përkushtimit dhe forcës sonë si klub dhe si komunitet.

Faleminderit lojtarëve, stafit, tifozëve në çdo cep të botës. Përkundër mungesës në tribuna, dashuria juaj ndihej në çdo sekondë. Kjo është për ju! Urime Shkëndijë! Urime Ballistë! Urime Tetovë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija)

shkëndija e tetovës skuadra maqedonase

Lini një Përgjigje