TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 20:01

Rrufeja godet fushën e blertë, të rinjtë e Fiorentinës bien në tokë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrufeja godet fushën e blertë, të rinjtë e Fiorentinës

Momente paniku pushtuan të rinjtë e Fiorentinës, ndërsa po stërviteshin. Ekipi U-18 po zhvillonte seancën e zakonshme, kur rrufeja goditi fushën e lojës.

Pamjet regjistruan momentin që mund të rezultonte fatal, teksa disa lojtarë u shtrinë në fushë. Asnjë nuk pësoi dëmtim serioz nga ai episod i frikshëm.

“Vjolët” e vegjël ishin me fat, pasi tragjedia u shmang. Ekipi po stërvitej për ndeshjen e 11 majit, që do të luhet në transfertën e Atalantës.

fiorentina u-18

Lini një Përgjigje