TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 22:37

Vetëm 16 minuta në disavantazh në ndeshjet e Champions, rruga e mrekullueshme e Interit drejt finales së Mynihut

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 16 minuta në disavantazh në ndeshjet e Champions, rruga e

Interi po kalon një moment magjik në Champions, teksa mbrëmjen e djeshme arriti kualifikimin në finale, duke eliminuar Barcelonën.

Zikaltrit e Inzagit kanë regjistruar statistikat fantastike, duke qenë vetëm 16 minuta në disavantazh në 14 ndeshjet e luajtura deri tani në Champions.

Gjashtë minuta në “San Siro” kundër Barcelonës para golit të barazimit të Açerbit, 6 minuta në ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Bajernit, 4 minuta në Leverkusen (në humbjen e vetme).

Pra në 14 ndeshjet (1260 minuta duke përjashtuar kohën shtesë) të luajtura nga Interi këtë sezon në Ligën e Kampionëve, të besuarit e Inzagit kanë qenë në disavantazh vetëm për 16 minuta në total.

Një fakt sensacional, që dëshmon për rrugën e mrekullueshme që i çoi zikaltrit në finalen e Mynihut.

inter champions league

Lini një Përgjigje