TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 19:39

“Broja duhet të largohet nga Çelsi”, sugjerimi i Mirel Josës: I duhet Shqipërisë, por të përmirësohet

Shkruar nga Pamfleti

“Broja duhet të largohet nga Çelsi”, sugjerimi i Mirel

Trajneri i njohur, Mirel Josa bëri komentin e tij për situatën e sulmit të kombëtares, në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

Josa tha në “Sport News” në “News 24” se Broja është i nevojshëm për Shqipërinë, por duhet të përmirësohet, ndërsa i sugjeroi atij që të largohet nga Çelsi.

Broja- Ne kemi nevojë shumë për të. Ai duhet të përmirësohet, diçka e tillë mund  të arrihet nëse luan. Ai duhet të largohet nga Çelsi. Duhet të zgjidhet problemi i tij. Duhet të shkojë diku në mënyrë përfundimtare.

Kemi shkuar me Dakun apo Asanin, janë lojtarë të mirë. Problemi është si do vendosemi ne ndaj Serbisë, pasi cilësia e tyre është shumë e lartë.

Duhet të kemi kujdes me lojtarët e krahut, kujdes në përzgjedhjen e tyre, se kush duhet të luajë apo jo", tha ai.

mirel josa armando broja

Lini një Përgjigje