TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 17:55

Futbollisti serb tregon miqësinë me Bajramin dhe shqiptarët: Janë kundërshtar i fortë dhe i vështirë, por meritojnë respekt

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti serb tregon miqësinë me Bajramin dhe shqiptarët:

Të premten, më 6 qershor, kombëtarja e Serbisë do të vijë në Tiranë, ku një ditë më vonë pritet të zhvillohet ndeshja e parë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – e treta për përfaqësuesen tonë.

Në prag të nisjes për në Shqipëri, Urosh Raçiç, i konsideruar si një ndër të rikthyerit në ekipin kombëtar serb, tregon situatën përpara përballjes, duke qenë se e njeh mirë Shqipërinë, pasi ka luajtur kundër saj, por edhe ka qenë shok skuadre me Nedim Bajramin te Sasuolo, në Itali.

Unë njoh shumë lojtarë shqiptarë, kam pasur shokë skuadre edhe te Sasuolo. Ata janë një ekip i mirë kombëtar, kundërshtari ynë i madh. Janë një kundërshtar i fortë dhe i vështirë, meritojnë respekt si të gjitha ekipet e tjera. E shoh që mezi presin ndeshjen tonë, njësoj si ne, kështu që gjithçka do të shihet në fushë. Në Kampionatin Evropian, ata lanë një përshtypje të mirë, luftuan, vepruan si një ekip”, shprehet Raçiç.

Ndërkohë, portieri i parë i Serbisë, Predrag Rajkoviç, do të humbasë ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ka dalë tashmë nga spitali.

Një mungesë e rëndësishme për kundërshtarin tonë, i cili në Tiranë do të vijë me disa mungesa për shkak të problemeve të brendshme që kanë veteranët e kësaj përfaqësueseje me trajnerin e tyre.

urosh raçiç futbollisti serb ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje