TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 17:33

Viktor Bezhani, krahu i djathtë i Damien Komolit; kush është shqiptari që mund të bëhet “syri i shqiponjës” te Juventusi

Shkruar nga Pamfleti

Viktor Bezhani, krahu i djathtë i Damien Komolit; kush është

Damien Komoli është bërë zyrtarisht drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit dhe që nga emërimi i tij, drejtuesi francez ka punuar për riorganizimin e klubit bardhezi.

Pas një takimi fillestar shumë pozitiv me Igor Tudor, i cili mund të konfirmohet në stol, Komoli së shpejti mund t'i hapë dyert e projektit bardhezi një njeriu të besuar me të cilin ka punuar edhe më herët.

Sipas “Sky”, mundësia e Mateo Tognozit në rolin e kreut të zonës së vëzhgimit (skaut) favoriti numër një është Viktor Bezhani, i cili së bashku me Komolin ka punuar tashmë te Tuluza në Francë.

Kush është Viktor Bezhani?

Viktor Bezhani është një trajner 40-vjeçar shqiptar, i lindur në vitin 1985, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit teknik të Tuluzës, klubit ku Komoli ishte president deri pak ditë më parë, para se të kalonte te Juventusi.

Bazhani, pas një periudhe si analist ndeshjesh në ekipin kroat nën 19 vjeç, drejtoi edhe ekipin nën 21 vjeç të klubit qipriot Anorthosis Famagosta, duke u bërë gjithashtu ndihmës trajner i ekipit të parë.

Karriera si vëzhgues

Që nga vera e vitit 2017, trajneri shqiptar ka filluar të njihet me sektorin e vëzhgimit, në të cilin ai ka ndërtuar në mënyrë efektive karrierën e tij. Në sezonin 2017-2018 ai ishte përgjegjës për vëzhgimin në Poloni te Legia Varshavë, ndërsa në sezonin 2019-2020 u transferua në Angli ku punoi për Brentfordin dhe vitin pasardhës për Uotfordin (sezoni 2020-2021).

Pas dy vitesh si vëzhgues te Leister, Bezhani mbërriti te Tuluza në qershor të vitit 2023 si drejtor teknik, që është roli i tij aktual. Siç raportohet nga “Sky”, ai tani është favoriti numër një për të ndjekur të njëjtën rrugë si Komoli, të largohet nga Franca dhe të bashkohet me Juventusin.

viktor bezhani damien komoli juventus

Lini një Përgjigje