TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2023, 15:21

Barcelona rrit ofertën për Mesin, katalanasit nuk dorëzohen për transferimin e argjentinasit në “Camp Nou”

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona rrit ofertën për Mesin, katalanasit nuk dorëzohen

Thashethemet për të ardhmen e Lionel Mesit vazhdojnë të ziejnë, me kampionin e botës që i përfundon kontrata në fund të qershorit me PSG-në.

Babai dhe menaxheri i yllit argjentinas i kanë mohuar raportimet se kishte vendosur të transferohej tek Al Hilal në Arabinë Saudite. “Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret para se Lionel të përfundojë sezonin”, – shkroi Horge Mesi në Instagram të martën.

Pra, a është ende e hapur dera për ish-klubin e tij, FC Barcelona? Sido që të jetë, katalanasit duket se ende po luftojnë për rikthim! Siç raporton gazeta sportive franceze “L’Equipe”, “blaugranat” janë duke përgatitur një ofertë. Mesi mund të arkëtojë 23 milionë euro në vit te Barça.

Një shumë e konsiderueshme, më e madhe se çfarë ishte menduar më parë. Për ta realizuar këtë, Barcelona me borxhe të larta, duhet ende të vërë në lëvizje disa gjëra! Para së gjithash, duhen shitur disa lojtarë dhe rrogat e futbollistëve të tjerë në skuadër do të duhet të shkurtohen.

lionel mesi barcelona sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje