TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2023, 21:50

Përfundon pjesa e parë/ Eurderbi flet për Interin, zikaltërit “likuidojnë” Milanin për 3 minuta, supergoli e fut Xhekon në histori (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Eurderbi flet për Interin,

Përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të Champions League. Interi ka bërë të paimagjinueshmen ndaj Milanit, duke shënuar dy gola në 11 minutat e para të lojës, sfidë e cila u mbyll me rezultatin e pastër 0-2 për zikaltërit.

Skuadra e Simone Inzagit gjeti golin e avantazhit në minutën e 8. Xheko gjeti rrugën e rrjetës. Pas një harkimi nga këndi i Çalhanoglu, boshnjaku fitoi duelin me Kalabrian dhe goditi saktë!


Një gol që e ka bërë boshnjakun,lojtarin e dytë më të vjetër në histori që shënon në një ndeshje gjysmëfinale apo finale të turneut.

Ai realizoi në moshën 37-vjeç e 54 ditë, duke mbetur vetëm pas Rajan Gigs, i cili në vitin 2011, gjeti rrugën e rrjetës ndaj Shalkes kur vishte fanelën e Mançester Junajtid. Asokohe, uellsiani ishte 37-vjeç e 148 ditë.

3 minuta më vonë, Interi gjeti edhe golin e dytë dhe të qetësisë. Aksion model i finalizuar me sukses nga Mkhitarjan.

milan inter champions league

Lini një Përgjigje