TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2023, 20:19

Armando Broja rikthehet në fushën e blertë në korrik, sulmuesi kuqezi nuk do të jetë nën urdhërat e Silvinjos për 2 ndeshjet e “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja rikthehet në fushën e blertë në korrik,

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të rikthehet në fushën e blertë nga dëmtimi në muajin korrik, kur Çelsi do të luajë ndeshjet para-sezonale përgatitore në Amerikë.

Broja është rikthyer në stërvitje të lehta me ‘Blutë’ e Londrës dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin korrik, gjë që lë të kuptohet se ai do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë jashtë fushës që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ku u dëmtua në një ndeshje miqësore ndaj Aston Vilës. Ai iu nënshtrua një operacioni në gju, kurse tani është rikthyer në fushën e blertë me disa stërvitje të lehta.

Armando Broja do të jetë i gatshëm për ndeshjet miqësore të ‘Bluve’ të Londrës gjatë muajit korrik në SHBA dhe pritet të jetë një test i vështirë për të, pasi skuadra e Çelsit është duke kërkuar trajnerin e ri dhe ai duhet të punojë shumë për të justifikuar pozicionin e tij.

Kujtojmë ae është folur për Mauricio Poçetinon, që mund të ulet në stolin e Çelsit që nga fillimi i sezonit të ri.

armando broja sulmuesi kuqezi çelsi

Lini një Përgjigje