
Tirana është kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë fituan në ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 3-0, ndaj sot u mjaftuan me një barazim pa gola në Durrës.
Një episod mjaft interesant ishte ai i minutës së 18. Duel Kotobelli-Hasani, lojtari i bardhebluve ra në tokë, ndërsa të besuarit e Shehit pretenduan për karton të kuq, por kryesori u mjaft me një karton të verdhë dhe me një faull.
Në minutën e 60, Berisha provoi nga distanca, por pa rezultat. Pak më pas, Kotobelli u gjend mrekullisht fare pranë portës pas zhvillimit të një këndorje, gjuajtja e tij nuk ishte e duhura. Tirana shkon kështu në finale për herë të 27 në histori, ku do të presë skuadrën e Egnatias. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 1 qershor.
Lini një Përgjigje