TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2023, 16:36

Historia e rrallë, si i shpëtoi jetën goli i Havier Zanetit prokurorit polak

Shkruar nga Pamfleti

Historia e rrallë, si i shpëtoi jetën goli i Havier Zanetit

A mundet që një gol të shpëtojë jetën e një njriu? Teorikisht jo, por ajo që ndodhi më 30 qershor të vitit 1998 është një histori vërtetë speciale.

Luhej faza e 1/8 e Botërorit në Francë, ishte ndeshja Angli-Argjentinë. Pasi Argjentina kaloi e para më avantazh, Anglia e përmbysi disavantazhin dhe rezultati shkoi në 2-1, pak minuta nga fundi i pjesës së parë. Një ndeshje që nuk pati më interes për prokurorin polak, Naren Kopaçzen, i cili po e shihte pa interes ndeshjen, duke u bërë gati për rutinën e tij të përnatshme.

Të nxirrte shëtitje qenin dhe të parkonte makinën në rajonin e policisë, ashtu siç bënte çdo mbrëmje në orën 22:00. Por përpara vërshëllimës së përfundimit të pjesës së parë, Argjentina barazoi falë një goli të Havier Zanetit, pas një skeme nga goditja standarde.

Kjo ringjalli interesin për të parë pjesën e dytë të ndeshjes nga prokurori Kopaçzen. Dhe pikërisht në këtë moment ndodhi mrekullia. Naren, si shumë prokurorë merrej me çështjet e mafies dhe ishte shënjestra e një grupi kriminal që kishte studiuar rutinën e tij për ta goditur atëherë kur më pak e priste.

Ata montuan një bombë, e cila ishte programuar të shpërthente në atë orar. Por këtë herë nuk kishte asnjëri në makinë dhe prokurori Kopaçzen pa se si makina e tij shpërtheu nga dritarja e shtëpisë. Pak kohë më parë prokuri Kopaçzen i shkroi kombëtares së Argjentinës, duke e falenderuar se si në mënyrë të pavullnetshme i kishin shpëtuar jetën.

naren kopaçzen prokurori polak goli i zanetit

Lini një Përgjigje