Egnatia është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë! Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kanë prekur finalen e Kupës duke mundur në Rrogozhinë me rezultatin 1-0 skuadrën e Vllaznisë.
Pasi kishin barazuar takimin e parë në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, 1-1, drejt një barazimi po shkonte edhe takimi i dytë në stadiumin e Rrogozhinës, deri kur Xhekson në minutën e 90, shënoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj ndeshjeje, duke evituar shtesat dhe njëkohësisht duke i dhënë finalen e parë në histori të Kupës së Shqipërisë ekipit të Egnatias.
Rrogozhinasit do të presin fituesin e duelit Teuta-Tirana për të mësuar skuadrën që do të luajë përballë tyre në finalen e 1 qershorit.
Lini një Përgjigje