TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2023, 19:55

Pioli gjen zëvendësuesin e Leaos, Inzagi lë një të “paprekshëm” në stol, publikohen formacionet zyrtare të derbit Milan-Inter

Shkruar nga Pamfleti

Pioli gjen zëvendësuesin e Leaos, Inzagi lë një të

Tifozët nuk duhet të presin më. Milani dhe Interi tashmë do të përballen në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, pas 60 minutash.

Pak më parë janë publikuar edhe titullarët. Si trajneri i kuqezinjve, Pioli ashtu edhe homologu Inzagi kanë shuar të gjitha dilemat.

Milani vjen në këtë duel të parë pa Rafael Leaon e dëmtuar, me Selemakers, i cili ka marrë vendin e tij në rreshtim.

Ndërkohë, Inzagi ka lënë në stol Brozoviç, duke i besuar një vend Mkhitarjan përkrah Çalhanollu e të paprekshmit Barela. Në stol është edhe Lukaku, ashtu si edhe Kristjan Asllani.

Stadiumi është i tejmbushur dhe janë miliarda të tjerë tifozë që do shikojnë ndeshjen nëpërmjet televizionit.

Pas shumë vitesh, të dyja skuadrat nga Milano sfidojnë njëra-tjetrën në kompeticionin më të madh për klube, UEFA Champions League. Arbitër kryesor për këtë takim është caktuar spanjolli Xhil Manzano.

Milan (4-2-3-1): Menjo; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç; Brahim Diaz, Benaser, Salemakers; Zhiru.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkitarjan, Dimarko; Xheko, Lautaro.

Pioli gjen zëvendësuesin e Leaos, Inzagi lë një të

milan inter champions league

Lini një Përgjigje