Milani është një prej skuadrave me më shumë histori në Ligën e Kampioneve. Shtatë trofetë e fituar nga klubi kuqezi e bëjnë një prej më të suksesshmëve në këtë turne.
Por sot, ata kanë regjistruar një të dhënë që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë dhe për fatin e tyre të keq, e regjistruan përballë rivalit më të padëshiruar, ”kushërinjve” të Interit.
Për herë të parë në historinë e pjesëmarrjeve në Ligën e Kampioneve apo Kupën e Kampioneve, Milani ka pësuar dy gola në 11 minutat e para të ndeshjes. Nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, as në fazën në grupe dhe as në atë me eliminim direkt, brenda, jashtë fushës, apo në fushë neutrale.
Një e dhënë e cila tregon saktësisht se sa në gjumë ishte mbrojtja e kuqezinjve në startin e sfidës, duke ia dorëzuar praktikisht ndeshjen Interit që në minutat e para të saj.
Lini një Përgjigje