
Barcelona është rikthyer me këmbë të mbarë në “Camp Nou”, duke mundur 4-0 Atletik Bilbaon, për javën e 13 në La Liga. Katalanasit zhbllokuan shifrat që në minutën e 4 me Robert Levandovskin, sulmuesi polak shënoi me një goditje të bukur me të majtën. Pavarësisht zërave për një largim në fund të sezonit, sulmuesi polak po tregon që është ende i aftë të udhëheqë më së miri sulmin e Barcelonës.
Në fund të pjesës së parë, Barcelona dyfishoi shifrat me Ferran Torres, pas një asisti magjik të Lamin Jamal. Katalanasit e nisën “zjarr” edhe pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 57 me Fermin Lopez, pas një topi të humbur nga baskët në zonën e tyre.
Në minutën e 54, Bilbao mbeti me 10 lojtarë, pasi Oihan Sançet u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje brutale ndaj Fermin Lopez.
Në minutat e fundit, ishte Ferran Torres që shënoi golin e dytë personal, sërish me asistin e Lamin Jamal dhe vulosi fitoren 4-0 të Barcelonës. Katalanasit kryesojnë me 31 pikë, aq sa Reali i Madridit, vetëm se këta të fundit luajnë nesër ndaj Elçe.
Lini një Përgjigje